Puntata e parë pa Aleksandër Lalon: Marina përlotet në skenën e ‘C’est la vie’

Puntata e parë e ‘C’est la vie’ pas ndarjes nga jeta të kompozitorit të mirënjohur Aleksandër Lalo, u zhvillua në formën e një homazhi për një nga anëtarët më simpatikë të jurisë së këtij spektakli. Marina doli në skenë dhe i takonte fjala e parë si drejtuesja e programit, por nuk i ka shmangur dot lotët ndërsa fliste për humbjen e madhe të gjithë shqiptarëve.

“Është e vështirë ta mendosh që kjo mbrëmje do të zhvillohet,” nis Marina ndërsa ndalon për të marrë veten nga emocionet. “E zhvillojmë këtë mbrëmje pa prezencën e të madhit Aleksandër Lalo, pa prezencën e një artisti që publiku shqiptar e ka dashur shumë. Sonte ai na mungon, i mungon gjithë plejadës së shkëlqyer të kompozitorëve, i mungon ekranit, sidoqoftë ai do të jetë prezent me muzikën dhe këngët e bukura. Me krijimtarinë e shkëlqyer që na la, ne do ta kishim mjaft të thjeshtë për të realizuar jo një, por disa netë spektaklesh. Mirënjohëse përjetë për gjithë muzikën që ke lëë.”

Deri më tani figura të njohura të artit, Jorgo Papingji e Tinka Kurti, kanë treguar marrëdhënien e tyre me Lalon dhe s’kanë mbajtur dot lotët në skenën e spektaklit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...