Mëngjes herët…

Desantila Vatnikaj/

Prisja një betejë, po ende nuk e dija se c’pamje kishte. Më ngjante se ishte vendi më i frikshëm ku mund të shkoja ndonjëherë…Më ngjante se aty do të të humbisja prap, për mos të të gjetur më askund, se do të mbaronte njëherë e mirë vrulli i një të kaluare!

Arrita të mbyll sytë, po krejt e zgjuar isha, një verbim lëshonte dritë nën qepallat e mia. Vetëm ti mund të ishe i veshur në kaq forcë, të mundje mendimin dhe shikimin njëkohësisht! Nuk mora dot guximin të dëgjoja asnjë tingull muzikë, ja kisha frikën, megjithatë ndjeva se jo cdo gjë e kisha humbur në mënyrë të pandreqshme, se përshëmbull mund ta rigjeja edhe njëherë të qeshurën në një shikim tëndin, për të kuptuar se jeta nuk është vetëm një fasadë…

Pata dëshirë vetvetiu të trazohesha me ngjarjet e jetës, mjeshtërisht gjej përherë të duhurit njerëz për ta bërë këtë. Takimi ynë e solli dhe njëherë botën sërisht në vend, sikur cdo objekt e cdo ndërtesë ra aty ku ishte!
Më pëlqeu fort prirja jonë për nga gjërat e vështira, mosbesimi ndaj ndjenjave të përcipta, heshtja e thellë për grimca të padëmshme, e përtej kësaj, ajo cka ma ndizte shpirtin flakë ishte dëshira për të ndezur te njëri tjetri edhe atë që është e pamundur, akullin!

Ti më ke çarmatosur… Dhe erdhe krejt papritur, duke e zbutur në një formë të pashquar përemrin vetor “unë”, “ti” tek “ne”. “Ne”, ishte një ndërtesë që dita-ditës merrte pamjen e një vendi të banueshëm, në oxhak, drunjtë kërcisnin shkëndija të vogla zjarri, bën ngrohtë në shpirtin tënd…

Është herët dhe unë jam zgjuar para teje, kjo është ora më e brishtë, cdo gjë hesht, përvec hapave të mi. Me sytë nga lavjerrësi i orës, mora pamjen e një maceje që rrezeve të diellit u llastohet papushim. Koha, dita, minuti, nuk do të më sfidonin më. Në luftë me të paqmin shpirt timin, e dija se humbja do të qe krejt e thjeshtë. U struka në cepin e kolltukut të butë, shtrëngova në duar filxhanin e madh të kafes dhe me sytë përtej dritares nuk dallova asnjë gjurmë kaltërsie!
Dielli sot qënka si lumturia, i fshehur por ekziston. Beteja tashmë ka kaluar, është koha të duhemi..

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...