Gilman Lika gjen justifikime: Ka disa arsye që humbëm

372

Ishte vjet pjesë e Tiranës, ndërsa nga fillimi i këtij sezoni futbollistik që po përjetojmë, Gilman Lika është rikthyer te Vllaznia, skuadra mëmë. Si kapiten i skuadrës, Lika nuk e sheh të vështirë kthimin e rezultatit në ndeshjen e kthimit, por pranon që ka pasur nënvlerësim. Pas ndeshjes, në një intervistë për mediat, Lika u shpreh qartë se skuadra ka pasur disa probleme që kanë reflektuar edhe te gjendja në fushë.Kështu, ai shprehet se gjithçka i takon ndeshjes së kthimit.

- PUBLICITET -

Humbje me Tiranën që sot është në Kategorinë e Parë, si tu duk kjo ndeshje?

Ishte ndeshje e vështirë. Tirana është në Kategorinë e Parë, por nuk ka ekipin për të qenë në këtë kategori. Edhe ne fizikisht nuk kemi qenë në ritmin e duhur, pasi ndeshjet kanë bërë të vetën. Kam përshtypjen se kishte nënvlerësim sot, nuk ishim 100%.

Donit të dilnit barazim pa gola?

Ishte e gjitha kjo, që të linim gjithçka për ndeshjen e radhës. Kishim menduar për rezultat pozitiv, 0-0 ose të shënonim një gol.

A i falet një ekipi si Vllaznia nënvlerësimi?

Mendoj se kishte neglizhencë të vogël, por edhe gjendja fizike nuk ishte e duhura.

Mendon se i keni “larë duart” me Kupën?

Nuk mundet të themi që i “kemi larë duart”, por do të bëjmë të pamundurën për të kthyer ndeshjen. Ka shpresa, normale. Mendoj që kur të kthehen të gjithë lojtarët, siç dihet sot kemi pasur rotacion në formacion për shkak të mungesave. Tirana nuk ka ekip më të mirë se në, kështu që nuk është e pamundur të kthejmë rezultatin, as çudi nuk do të jetë.

A pe diferenca mes një skuadre të Superiores dhe një ekipi të së Parës?

Ishin disa arsye që sot ne nuk bëmë diferencën.

© shkodrasport.com

- PUBLICITET -