ARRESTOHET SHEFI I KARDIOLOGJIE NE SPITALIN E SHKODRES, EDI SMAJLAJ

Shoqerohet shefi i kardiologjise ne spitalin e Shkodres Edi Smajlaj.

Pas paraqitjes ne spital te pedagogut te arrestuar Simon Lufi, kardiologu Smajlaj ka shtruar pedagogun tek reparti i kardiologjise ndersa dyshohet se shtrimi eshte bere pa ndonje motiv sepse pedagogu Lufi ka marre sherbimin ne urgjence per dhimbje te brinjeve. Pedagogu Lufi eshte paraqitur rreth ores 17:00 ne spital ku ka marre sherbimin ne urgjence. Rreth ores 22:30 kardiologu Smajlaj edhe pse nuk ishte ne sherbim ka hapur kartelen per pedagogun Lufi. Ka dyshime se shtrimi ne spital nuk eshte bere ne baze te rregullave dhe me arsyetimin e duhur.Ish shefi i departmentit te Historise ne Universitetin e Shkodres, Simon Lufi eshte ndaluar dy dite me pare si i dyshuar per korrupsion.Akuza për mjekun Edi Smajlaj : Shpërdorimi i detyrës”, “Fallsifikimi i dokumentave shëndetsore” dhe “Mjekim i pakujdesshëm”.

 

Ka qene sherbimi i Sektorit Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në D.V.P-Shkodër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se kryhej veprimtari e paligjshme në Spitalin Rajonal Shkodër, u kryhen veprimet hetimore dhe u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit: Edi Smajli, 45 vjeç, banues në Shkodër (Shef i Pavionit të Kardiologjisë).Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme më datë 22.11.2016 dhe ditën e sotme, nuk ka qënë i planizuar me detyrë mjek roje, pranë Spitalit Rajonal Shkodër, por dyshohet se ka plotësuar kartelë mjekësore për shtetasin e paraburgosur S.L. ( i arrestuar 2 ditë më parë), gjithashtu ka kryer edhe mjekimin e tij pa medikamentet përkatëse.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...