Berisha kundër Bashës/ Jozefina Topallit i takon të kandidojë në listat e PD

Ndërkohë që Jozefina Topalli ka paralajmëruar se të mërkurën do të shpallë lëvizjen e saj politike, ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson gabim largimin e saj nga PD.

 

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Hard Talk”, Berisha tha se me statusin aktual, Topallit i takon të kandidojë si deputete në listat e PD-së.

 

“Unë nuk besoj të hyj më emra të veçantë. Sepse PD prej tetë vitesh ka një kryetar të ri. Dhe kryetari i ri ka vendosur të zgjedhë ekipin e tij. Natyrisht unë i kam të qarta prononcimet e mia për largimet e tyre nga lista e vitit 2017. Por siç di unë me statutin aktual të PD zonjës Jozefina Topalli i takon të kandidojë”, u shpreh ai.

 

Ndërkohë, pyetjes nëse e cilëson largimin e ish-kryeparlamentares gabim të kryetarit aktual të PD Lulzim Basha, Berisha deklaroi: “E kam thënë unë këtë. Pa asnjë diskutim. Jo vetëm atë, por disa prej tyre. E kam shpallur disa herë atë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...