Denoncimi i mjekes: Deri dje ishim heronj, kurse sot po kërkojmë të paktën të trajtohemi njerëzisht

Mjekja dermatologe Monika Fida ka denoncuar live në rrjetet sociale se në oborrin e QSUT-së, sipas saj mjekët nuk lejohen të parkojnë automjetet e tyre pasi koncensionari i parkimeve ka bllokuar vendet për ta.

 

Teksa ndodhej në ambientet e QSUT-së për konsulta dhe për të dhënë mësim për studentët, mjekja është gjobitur nga policia ndonëse automjeti kishte leje parkimi në ambientet e QSUT-së.

 

Mjekja Fida ka vënë në dukje se përveç kushteve të vështira në spitale, mjekët duhet të paguajnë dhe gjobat për parkim nga keqmenaxhimi i QSUT-së.

 

“Ne që ofrojmë shërbimin, bluzat e bardha që deri dje ishim heronjtë, nuk mundemi që të parkojmë këtu. QSUT nuk ka vende për mjekët dhe nuk ka vende për të ofruar shërbim”, tha mjekja Fida, e cila ka publikuar edhe një mesazh drejtuar n/drejtorit të QSUT-së ku i kërkon trajtim njerëzor të koncesionarit dhe policisë ndaj mjekëve.

 

Denoncimi i plotë i mjekes Monika Fida me anë të një videoje në Facebook:

“Atëherë po flas live nga QSUT, jam mjeke konsulente pranë shërbimit të Dermatologjisë, pranë konsultave të Dermatologjisë, duhet të trajtojmë mjekët sot. Shiheni është kohë me shi, po flas se sot shiheni bosh komplet sipërfaqja. Atje do të jap mësim unë sot tek studentët, kjo është sipërfaqja bosh këtu Kjo sipërfaqe nuk lejohet që të përdoret nga mjekët që sot do të japin këtu shërbim.

 

Koncesionari i parkimit ka bllokuar gjithë vendet, ndërsa ne bluzat e bardha që deri dje ishim heronjtë, nuk lejohemi që të përdorim ambientin këtu. Kjo është gjoba që unë kam marrë, shiheni. Pas komunikimit me nëndrejtorin e QSUT, nuk lejohemi të parkojmë, se s’ka vend QSUT për mjekët, se s’ka vend për të ofruar shërbim”,-thotë Fida.

Kjo nuk është hera e parë që mjekët dhe infermierët denoncojnë zhvatjen, që sipas tyre, po iu bëhet nga koncesionari i QSUT-së.

 

Ata hyjnë çdo ditë për të shkuar në punë në ambientet e kampusit, por janë të detyruar të paguajnë si të gjithë qytetarët e tjerë. Prej dhjetorit 2018, qeveria ia ka ngarkuar menaxhimin e parkingut në QSUT Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...