Milionat fiton në muaj/ Kompania e modës publikon fotot: Kjo është modelja më e bukur në botë

Armine Harutyunyan është një artiste dhe modele 23-vjeçare, e cila është përzgjedhur për të reklamuar artikujt e firmës së njohur Gucci.

 

Armine ka lindur në Jerevan në një familje artistësh. Gjyshi i saj Khachatur Azizyan është një piktor shumë i vlerësuar në Armeni. Nëna e saj është mjeke dhe mbështet përpjekjet krijuese dhe artistike të Armines. Armine thotë se ajo preferon të pikturojë, por ajo është shumë e hapur për të gjitha llojet e mediave dhe ka bërë shumë ilustrime dixhitale dhe dizajne grafike vitet e fundit për arsye të lidhura me punën.

 

Ndërkohë ka pasur shumë diskutime në lidhje me përzgjedhjen e saj si modele, kjo për shkak se shumica e markave të modës dhe bukurisë tentojnë të zgjedhin modele që përshtaten me standardet e bukurisë Eurocentrike. Disa njerëz janë shprehur në lidhje me pamjen e Armines, duke thënë se nuk ishte tërheqëse dhe se ajo nuk ka vend në industrinë e modës.

 

Fytyra e Armines është tipike armene: tipare të forta dhe të mprehta dhe vetulla shumë të trasha. Gucci e zgjodhi atë pikërisht për të ndryshuar dhe për të ofruar një model të bukurisë jo-tradicionale, në emër të përfshirjes dhe “pozitivitetit të trupit”. Shumë përdorues të Instagram nuk e pëlqyen atë, dhe ata lëshuan një ‘ortek’ ofendimesh ndaj vajzës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...