Nuk është shaka: Pas 60 vitesh, në Brazil bie dëborë në gusht (VIDEO)

Mbi 20 qytete në Brazilin qendror dhe jugor kanë përjetuar këtë të diel temperaturat më të ulëta ndër vite dhe larg të zakonshmes për muajin gusht.

Dëbora ka nisur lehtë prej së premtes, kombinuar me erëra të forta dhe reshje të dendura dëbore, të cilat kanë vijuar pa pushim përgjatë 24 orëve të fundit, ndërsa në plazhin e famshëm të Kopakabanas në Rio, dallgët arritën deri në 3 metra.

Temperaturat, sipas parashikimit meteorologjik, do të qëndrojnë deri në fillim të javës së ardhshme 8 deri në 13 gradë Celsius. Këto janë temperaturat më të rralla për Brazilin -edhe për periudhën e dimrit-, në 60 vitet e fundit.

Temperatura të ulëta dhe përtej të zakonshmes për stinën e verës janë regjistruar ditët e fundit edhe në Argjentinë, Kili, Uruguai, Paraguai, Bolivi dhe Peru.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...