Shpesh herë është shkruar në media për marrëdhënien e dyshes së showbizit shqiptar Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj. Janë ndarë, ribashkuar, e së fundmi u tha se çifti po bashkëjeton.
Jonida dhe Romeo kanë publikuar video krah njëri-tjetrit, duke i ironizuar këto lajme.
“Ne po bashkëjetojmë duhet ta kesh marrë vesh nga portalet,” thotë prezantuesi.
“E konfirmuan ata apo ne? Këtu është dilema më e madhe,” vazhdon Jonida.
“Po e kanë thënë ata e ka thënë zoti,” ka shtuar Romeo.
Madje këngëtarja ka vënë në dukje se edhe emrat janë shkruar gabim, duke iu referuar vogëlushit të saj Dan, të cilit i kanë ngatërruar emrin.
Jonida dhe Romeo shfaqen gjithmonë mjaft të qeshur në rrjete sociale dhe duket se po kalojnë ditët e tyre më të bukura, pa u shqetësuar nga këto lajme.