“Po erdha në pushtet do të…” Basha bën premtimin e radhës nga Velipoja

Kryedemokrati Lulzim Basha ka premtuar ditën e sotme nga Velipoja heqjen e taksës së “Rrugës së Kombit” si dhe heqjen e taksës prej 240 lekësh mbi karburantin.

Basha u shpreh gjithashtu se do ti japë oksigjen ekonomisë shqiptare duke lehtësuar biznesin e vogël, i cili do të paguajë vetëm 0.5% të xhiros taksa për pushtetin vendor, nëse PD do të vijë në pushtet.

“Sot do të kem një takim me kryeministrin e Kosovës, një nga çështjet që do t’i parashtroj është që të heqim çdo pengesë dhe qytetarët e Kosovës ta kanë sa më të lehtë për të ardhur në plazhet e Shqipërisë. Taksa e Rrugës së Kombit dhe çmimi i naftës që është më i lartë se në Kosovë janë dy pengesa. Këto janë çështje që sot nuk zgjidhen dot, por nesër në qeverisjen tonë do të zgjidhen.

240 lekë taksa që është vendosur mbi karburantin do të hiqet dhe taksa e Rrugës së Kombit do të hiqet. Nga 140 mln lekë të vjetra do jenë biznes i vogël. Biznesi i vogël do të ketë vetëm një taksë, 0.5% të xhiros do të jetë taksa për biznesin e vogël që do ti shkojë buxhetit vendor. Duke ndihmuar sipërmarrjen e vogël ne i kemi dhënë oksigjen pjesës më të madhe të ekonomisë”, tha Kreu i PD, Luzlim Basha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...