“E njoha tek bordurat e “Hotel Dajtit”, por e humba” Fevziut i qenkan dashur 11 vite për t’u takuar me Inesin

Pavarësisht se është një prej figurave më të njohura të gazetarisë shqiptare, pak gjëra dimë për jetën private dhe të shkuarën e Blendi Fevziut. Moderatori, i cili prej 20 vitesh drejton emisionin “Opinion” mban një profil modest lidhur me publikimin e detajeve për jetën e tij, sidomos kur bëhet fjalë për bashkëshorten, që ndonjëherë duket sikur e mban larg syve të të gjithëve.

 

Së fundmi, ai ka qenë pjesë e një interviste për revistën ”Class”, ku i është përgjigjur ‘100 pyetjeve’ të ndryshme mbi profesionin e tij si gazetar, por nuk kanë munguar edhe pyetjet për jetën e tij private. Blendi flet për herë të parë ka rrëfyer diçka më shumë për bashkëshorten e tij, Inesin si dhe dy vajzat e tyre.

 

Historia e tyre e dashurisë, rezultoi një rastësi e bukur e fatit, pasi sipas tij ata janë dashuruar me shikim të parë, por u është dashur të presin 11 vite që të ritakoheshin dhe të krijonin lidhjen e tyre.

 

“E kam njohur nga miq të përbashkët në atë që njihej si Bordura e Hotel Dajtit kur ajo ishte 15 vjeç dhe unë student i vitit të parë. Më bënë shumë përshtypje sytë. Që nga ajo kohë e humba dhe e ritakova pas më shumë se 11 vitesh. Sërish rastësisht”, ka treguar ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...