Plás shèrri mes reperëve shqiptarë? Shpèrthen DJ Blunt: O Ledri Viçi…

Reperi shqiptar, DJ Blunt ka reaguar ashpër për duetin e Capital T dhe Ledri Vulës, i cili pritet të dalë së shpejti në treg. Këta të fundit realizuan një video live në Instagram duke folur për bashkëpunimin, e cila do të jetë pjesë e albumit të Capital.

 

Ndërsa Ledri u shpreh se po e nxit që të sjellë një album të ri dhe kolegu e mbështeti në këtë ide. Por ky bashkëpunim duket se nuk është pritur mirë nga DJ Blunt që reagoi me video në Instagram duke thënë:

 

“Ledri viçi ishte dje live me dikë tjetër, që s’ka rëndësi emri, duke i bërë qejfin njëri-tjetrit se kanë kthyer në trend realizimin e albumeve. Unë jam duke e nxjerrë albumin numër 9 babush, kurse ti mezi e nxorre 1 album pas 20 viteve karrierë, o Ledri Viçi. Mos mi merr kreditat o vlla, ngadalë se janë disa baba që kanë nxjerrë trende”, tha DJ Blunt.

 

Më parë pati edhe një status ofendues nga ana e Majk, por nuk përmendi emra. Megjithatë nuk mungoi reagimi i Capital T, i cili tha: “Përse ùrrejtje kur unë të kam shfaqur dashuri? Pse je i ínatosur vëlla?”, shkruante ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...