Horoskopi ditor, e marte date 9 qershor 2020

Dashi

Në dashuri ka ardhur momenti për të folur hapur dhe nëse situata është e parikuperueshme, mund të vendosni që ta mbyllni. Bëni mirë që të shfrytëzoni momentet negative, për të kuptuar se si duhet ti zgjidhni problemet. Në punë, më në fund do të ketë rikuperim dhe do të merrni oferta të mira.

Demi

Stresi që ju ndjek prej disa kohësh, po ju lodh, ndaj bëni mirë që të gjeni qetësinë. Në këtë moment keni nevojë për të bërë kujdes me sferën financiare dhe shpenzimet.

Binjakët

Në dashuri nëse flisni me sinqeritet, do të keni mundësi që të zgjidhni shumë probleme. Po ashtu mund të ketë takime interesante. Në punë duhet kujdes, pasi rinisja do të jetë e lodhshme.

Gaforrja

Kjo është një situatë më e mirë, ku energjia do të jetë më e madhe, për shkak se nuk e keni më Hënën kundër. Nëse ka diçka që ju shkakton ankth dhe stres, duhet të gjeni një zgjidhje. Në punë, duhet të angazhoheni më shumë.

Luani

Ju pret një ditë e komplikuar, e mbushur me nervozizëm dhe tension. Gjatë kësaj dite, mund të keni disa dyshime. Nëse dikush ju ngacmon, mundohuni që të mos humbni durimin. Në punë mund të përballeni me probleme dhe kundërshti.

Virgjëresha

Gjërat në dashuri nuk do të ecin keq, por ka diçka që ju nervozon dhe ju bën të largët. Ky nuk është momenti ideal për të debatuar. Pas një periudhe të komplikuar, mund të jeni në kërkim të gjërave të reja. Në punë, keni nevojë për qetësi.

Peshorja

Në dashuri gjërat do të përmirësohen, ku Saturni do të hyjë në shenjën tuaj. Do të keni mundësi që të çliroheni nga disa pesha, ose njerëz. Në punë jo çdo gjë do të ecë siç dëshironi, por mos u dorëzoni.

Akrepi

Jeni duke përjetuar ditë të rënda, ku ndiheni nervoz dhe të lodhur. Duhet të bëni më shumë kujdes ndaj asaj që do të thoni. Hëna do të ketë ndikim të kundërt dhe ju fton që të jeni të kujdesshëm. Çiftet në krizë, do të duhet ta rishikojnë raportin mes tyre. Në punë, gjërat do të ecin ngadalë.

Shigjetari

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm, por jo të gjitha problemet do mund të zgjidhen në këtë moment. Gjatë kësaj të marte mund ta humbni toruan lehtësisht, ndaj bëni kujdes. Në punë, do ju duhet që të shtyni disa situata që ju krijojnë probleme.

Bricjapi

Për të shmangur një problem, mund të vendosni që të mos flisni me partnerin/en, por kjo nuk është zgjidhja e duhur, shkruan noa.al. Në raportin në çift duhet të sheshoni dallimet. Rikuperim do të ketë në punë.

Ujori

Kjo është një periudhë e mirë për lidhjet e reja, ku nëse jeni vetëm do të keni mundësi që të bëni takime të rëndësishme. Do të ndiheni disi nervoz gjatë kësaj dite. Mundohuni që të mos acaroheni me të tjerët, pasi nëse bëni diçka, kjo ndodh pasi e doni vetë.

Peshqit

Problemet në dashuri do të kalojnë shuam shpejt. Kjo është një periudhë mjaft pozitive, gjatë së cilës do keni mundësi që të merrni diçka më shumë. Në punë, pritet që të merrni përgjigje pozitive. /a.y/noa.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...