BASHKIA SHKODËR PROJEKT PËR ZHDUKJEN E VARFËRISË NË 10 VITE

“Objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe Axhendes 2030 në nivel vendor”, ishin në fokus të trajnimit të organizuar në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak të Shkodrës.

“Axhenda 2030” është një projekt ambicioz global, i përqafuar edhe nga vendi ynë, përmes 17 objektivave të së cilit, synohet zhdukja e varfërisë, mbrojtja e planetit dhe sigurimi i mirëqenëes për të gjithë. Çdo objektiv ka tregues specifik që duhen arritur brenda 10 viteve të ardhshme.

Për të arritur këto qëllime, duhet një angazhim nga të gjithë, duke përfshirë qeverinë, sektorin privat, shoqërinë civile dhe çdo individ.

17 objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm dhe Axhenda 2030, u miratuan në shtator 2015 nga 193 shtete antare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Trajnimi është realizuar në kuadër të projektit “Dear” – “Modelimi i qyteteve të drejta: Integrimi i Axhendës 2030 brenda politikave vendore, në kohën e flukseve të mëdha të migrimit dhe refugjatëve”, Bashkia Shkodër dhe Rajoni Emilia – Romagna.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...