Harrojeni Sabianin bjond dhe kaçurrel, këngëtari i lyen rricat me ngjyrat e ylberit (Ja kush e bindi)

Sabiani është i njohur për flokët e tij kaçurrela bjonde, por tani duhet t’i harroni, pasi këngëtari i njohur ka ndryshuar tërësisht look. Ai ka vendosur t’i lyejë flokët ngjyra-ngjyra dhe duket tërësisht ndryshe, por njëkohësisht shumë trendy dhe me stil.

 

Këngëtari publikoi foton në rrjetin social dhe i befasoi të gjithë me look-un e ri. “New look”, shkroi Sabiani në foto. Komentuesit nuk kanë vonuar me komentet e tyre komplimentuese, ndërsa e kanë krahasuar me reperin e famshëm 6ix9ine, i cili prej shumë kohësh i mban flokët të lyer si ylber.

 

I pyetur nga “Panorama Plus” se si i lindi ideja për të bërë një ndryshim të tillë drastik në pamje, Sabiani u përgjigj: “Të them të drejtën, as e njoh fare reperin 6ix9ine, por vajza ime Keisi më tregoi flokët e tij dhe më pëlqyen shumë. Çudi si s’më kishte shkuar ndërmend më parë. Është kaq gjë e thjeshtë dhe e bukur. Edhe pse për këtë ndryshim të ngjyrës m’u desh të shpenzoja 6 orë!”

 

Dihet që Sabiani ka një lidhje të ngushtë me të bijën, të cilën e ka pasur edhe imazh në klipin e tij “Pa ty dashni”, në duet me Marselin. Ndërkohë që kishte kohë që flitej se vajza e tij do t’i hynte muzikës si këngëtare e grupit “OTR”, Sabiani e prezantoi vajzën si modele në klipin e tij, ku u shfaq me gërshetat e të atit.

 

Ajo ishte 17 vjeçe dhe u bë e famshme në një kohë të shkurtër, pas një interviste që dha për një televizion të Kosovës. Sipas Sabianit, ajo nuk është vetëm një modele e pëlqyer, por ka dhe zë shumë të bukur në të kënduar. Për babain e saj, Sabianin, i cili ka një karrierë të gjatë në tregun muzikor, fakti që e bija e tij po bën bujë në kohë të shkurtër nuk është rastësi. “E vërteta është që s’e kisha menduar ta bëj të famshme vajzën. Çdo gjë po ndodh në një mënyrë të habitshme, nga një miniprezantim që i bëra në një nga intervistat e mia rutinë. Dhe ja, tani s’po ndalen më portalet…”.

 

Sa i takon talentit për të kënduar, ai përgjigjet: “Mua më ngjan me Jessie J, por edhe me Rihannën. Ka diksion, ngjyrë, tingull. E çuditshme, i ka dhënë Zoti bukuri dhe vokal të mrekullueshëm”, tha ai.

 

Ndërsa në lidhje me komentet që bëhen për jetën e saj luksoze, përgjigjet: “Jetë luksoze s’mund të them, por asgjë s’i mungon nga ato që kërkon të ketë e që ka nevojë. S’e kam idenë se kujt i thonë ‘luks’, gjithsesi çdo gjë me një cak dhe pa ekzagjerime.” Ndërkohë që duket se ai po e përgatit mirë për tregun muzikor, pasi e mban shpesh me vete, duke ia mësuar me kujdes rrugën e duhur si të hyjë në muzikë dhe të ketë sukses.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...