Aktorja Rita Gjeka: Rama e lë Shkodrën qëllimisht zonë e kuqe derisa të shuhen protestat

Aktorja Rita Gjeka ka folur nga protesta në Shkodër duke theksuar se nuk janë publikuar emrat e gjithë aktorëve që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Rita Gjeka thotë se pas këtij akti s’ka më asnjë fjalë për Edi Ramën ndërkohë që e akuzon atë se po e lë Shkodrën qëllimisht zonë e kuqe derisa të shuhen protestat.

“Shpresoj që të rinjtë të pajtohen me Teatrin e Ri se për mua nuk ka për t’u bërë. Edhe nëse do bëhet do përfundojë si Teatri Andon Zako Çajupi që nuk i dëgjohet emri. Unë shpresoj që pas kësaj të ndizet një shpresë dhe shpresoj shumë që ajo shpresë të zgjohet. Lista e artistëve kundër shembjes ka disa zero mbrapa.

Ndoshta nuk përmendemi se nuk i dukemi mjaftueshëm artistë. Edhe në ëndërr më del ai moment.

Shpresoj që mos bëhet Teatri i Ri. Populli duhet të ngrihet dhe të thotë poshtë diktatura, sepse jemi në diktaturë. Ne këtë e kemi për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit. Ne jemi zonë e kuqe dhe kështu do jemi derisa të shuhen gjithë protestat. Për Edi Ramën s’kam ma fjalë”– tha Rita Gjeka.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...