Antoneta dhe Brikeno, dy konkurentët në “Përputhen”, duket se kanë një krisje mjaft të fortë mes tyre.

Ardhja e modeles Margaret Shllaku, e cila shfaqet mjaft provokuese në shumë foto, ka bërë që Brikeno të harrojë krejtësisht Antonetën, vajzën për të cilën u shpreh se ishte arsyja që kishte ardhur në këtë emision.

Tashmë, ai bëri të ditur se i pëlqen Margareti, dhe se Antoneta e ka lënë pasdore dhe paksa në hije.

“Nuk dua të dal më me Antonetën, ajo është një kapitull i mbyllur dhe tashmë jam i interesuar vetëm për Margaret, “- ka thënë hapur Brikeno.

Kjo deklaratë e ka mërzitur Antonetën, e cila u shpreh se Brikeno ka pasur aq hapësirë sa të gjithë djemtë e tjerë, por që tashmë mund të largohet, duke shktuar gjithashtu edhe fjalët: Ty dhe me të fal ta kanë futur!

Brikeno ndërkohë i dha edhe një puthje Margaretit, duke e emocionuar shumë këtë të fundit.