Gazetarja Mira Kazhani ka vijuar normalisht me postimet në rrjetet sociale, edhe pas lajmit të punësimit të saj në UKT. Me anë të një postimi në Instagram, Kazhani ka publikuar një foto të ushqimit të saj për mbrëmjen e sotme, një pjatë me fasule.

Krahas fotos, gazetarja ka shkruar thjeshtë: Grosha ime. Ndërsa gazetarja tjetër, dikur kolege me të në UKT, Bieta Sulo i ka bërë like në postim.

Ditën e enjte u publikua lajmi se gazetaret Mira Kazhani dhe Bieta Sulo ishin të punësuara në UKT. CNA.al sqaroi se Sulo ishte larguar para dy vitesh nga detyra, dhe se Elona Meço gjithashtu ka qënë e punësuar pranë OSHEE-së.