Presidenti Ilir Meta dhuroi një buqetë me lule profesor Bledar Gjeçajt përpara nisjes së ndeshjes së basketbollit Vllaznia- Tirana.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shprehet se kontributet e ish- basketbollistit dhe trajnerit Gjeçaj ngrenë në këmbë sportdashësit shkodranë dhe se duartrokitjet për të do të vijojnë si sot në Pallatin e Sportit në Shkodër.

STATUSI I ILIR METËS

I lumtur t’i dhuroja një buqetë me lule💐 Profesor Bledar Gjecaj, në një urim ditëlindjeje për 50-vjetorin e tij, sot para derbit Vllaznia-Tirona🏀.

 

Kontributet e tij, 5 herë Kampion si lojtar dhe 5 herë si trajner, ngrenë në këmbë tërë sportdashësit shkodranë, dhe jo vetëm. Jam i bindur se kontributet e tij do shtohen, dhe duartrokitjet për të do vazhdojnë si sot, plot nderim të merituar.

Mirënjohje në Ditën e 7 Marsit, në veçanti gjithë mësuesve të edukimit fizik e sportiv, si dhe trajnerëve që punojnë për të nxitur pasionin e fëmijëve dhe të rinjve për sportin.

PUBLICITET