Ambasadorja e SHBA-së takon Monika Kryemadhin

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim është takuar ditën e sotme me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

 

Takimi është mbajtur në selinë e LSI, ndërsa ka zgjatur për rreth 1 orë e 30 minuta, duke filluar në orën 11:30 të paradites dhe u mbyll rreth orës 13:00.

 

Ende është e paqartë se cili ka qenë fokusi i takimit mes Yuri Kim dhe Monika Kryemadhit. Por, gjithçka vjen vetëm pak ditë nga mbajtja e tubimit të thirrur nga Presidenti Meta në mbrojtje të Kushtetutës.

 

Pak ditë më parë Yuri Kim zhvilloi një takim me liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, ndërsa ditën e djeshme u takua me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Kjo e fundit akuzohet nga Presidenti Meta për shpërdorim detyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...