Surprizon Silvio Berlusconi/ Ndahet nga partnerja pas 12 vitesh, nuk do ta besoni se kush është e dashura e tij e re (FOTO)

Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi është ndarë nga e dashura e tij afatgjatë, siç raportohet së fundi dhe është lidhur me një vajzë 54 vjet më të vogël.

Miliarderi 83-vjeçar ka lënë zonjën 34-vjeçare Francesca Pascale pas një marrëdhënieje 12-vjeçare me të.

Por çifti është ndarë me terma shoqërorë, siç bën me dije partia e tij Forza Italia në një deklaratë të mërkurën (4 mars).

Zonja Pascale, e cila dikur tha në një intervistë se i kërkonte Berlusconi-t të martohej me të çdo ditë, është habitur nga deklarata sipas të përditshmes “Repubblica”.

” I uroj gjithë lumturinë në botë dhe shpresoj që ai të gjejë dikë që do të kujdeset për të ashtu siç bëra unë”, tha zonja Pascale.

Surprizon Silvio Berlusconi/ Ndahet nga partnerja pas 12 vitesh, nuk do ta

Por kush është vajza e re që i ka rrëmbyer zemrën?!

Mediat shkruajnë se është një 30-vjeçare Marta Fascina, pjesë e partisë së tij.

E diplomuar në Filozofi në universitetin La Sapienza, Romë, ajo ka punuar në zyrën e shtypit të Milanit dhe më pas në fondacionin Milan.

Berlusconi mbizotëroi në politikën italiane për më shumë se dy dekada me gjithë skandalet seksuale, gafat dhe telashet ligjore.

Ai u dënua në 2013-n me shtatë vjet burg pasi pagoi një 17-vjeçare të njohur si “Ruby the Heart-Stealer”, akuzë kjo që u rrëzua më vonë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...