“Sot erdhi në jetë djali jem Arbri!”, aktori i njohur i humorit, shkodrani Tan Brahimi ka një mesazh për shqiptarët

Aktori i njohur i humorit, shkodrani Tan Brahimi, ka sot një gëzim të veçantë. Aktori i spikatur i “Al Pazar” është bërë baba i një djali dhe gëzimin e ka bashkëndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Por jo vetëm kaq, ai ka shfrytëzuar këtë postim për të përcjell edhe një mesazh të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët.“Miq, sot erdhi ne jete djali jem Arbri! Falemnders Zotit asht shendosh e mire. Ja vuna emrin Arber se dosha nji emer sa ma Shqiptar per djalin tem, sepse une kam vendos mos me e lujt kamen nga ky vend, pamvarsisht se jeta ktu asht gati e pamujtun, dhe pa te ardhme!

Une mendoj se pamvarsisht kushteve te jeteses Shqipnija asht shpija jeme, une nuk ja kthej shpinen ktij vend. Ne sot me ket jetese qe kena na ka ra “Lufta”. Une kam vendos me luftu deri ne fund per token teme qe kan dhan jeten shume njerz.

Kjo asht ma e drejt sesa me shku ne Amerike e me ba Shqiponjen! Me braktis shtetin tone, e me ja leshu token tone Grekut, apo Serbit! Une besoj se po ta shtojme popullsine Tone, ne nji te ardhme nuk do na mjaftoje kjo toke e do ta shtyjm kufinin ku e kena pas!

Ju lutem shoke e miq, mos e braktisni ket vend pa i lujt tan guret. Te durojme sa te mundena, e kur mos te mundena ma, do dalim ne shesh me dhan edhe jeten ne proteste per me ja arrit qellimit tone qe me ju lan nji te ardhme ma te mire brezit te ri!

Mos bani dallime fetare e politike. Na jena nji. Na ka beku Zoti qe jena Shqiptar! Rrespekte!”, përfundon postimin e tij Tan Brahimi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...