Ministri i Jashtëm i sapoemëruar kërkon shkarkimin e gjashtë ambasadorëve…

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konujfca ka lajmëruar largimin nga posti gjashtë ambasadorë, mes tyre edhe Vlora Çitaku.

Vlora Çitaku ishte ambasadorja në ShBA që përhapi lajmin se Xhamjaka kishte njohur Kosovën si shtet të pavarur, por që u përgënjeshtrua vetëm pak orë më vonë nga ministria e Jashtme e Xhamajkës.

Konjufca lajmëron nëpërmjet një postimi në facebook se tërheqja nga posti i ambasadorëve është bërë sepse kanë mbaruar mandatin katër vjeçar.

Postimi i Konjufcës:

Që në fillim të mandatit jam zotuar për vendosjen e rregullit dhe ligjit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Një ndër hapat e radhës është edhe kërkesa për kthimin e ambasadorëve politik që e kanë përfunduar mandatin 4 vjeçar të paraparë sipas ligjeve në fuqi të Republikës se Kosovës.

Duke u bazuar në nenin 93, pika 8 dhe nenin 84 pika 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenin 13 të Ligjit nr.03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës (GZ. Nr 46/15 janar 2009)

dhe bazuar në nenin 10 (paragrafi 9) të Rregullores për Shërbimin e Jashtëm dhe me qëllim të respektimit të nenit 7,7 të Ligjit Nr.03/L-207 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës,( GZ.76, 10 gusht 2010),

në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozoj tërheqjen nga misioni të këtyre ambasadorëve politik :

Znj. Vlora Çitaku

Z. Edon Cana

Z. Lirim Grejçevci

Z. Shpend Kallaba

Znj. Mimoza Ahmetaj

Z. Ylber Hysa

Z. Ramadan Avdiu

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...