NDODH QE EDHE RAMA KOPJON BASHEN

Kryeministri Edi Rama sot ka mbajtur një fjalim të gjatë në Kongresin e Partisë Socialiste. Përveç se tregoi arritjet e qeverisë që drejtohet prej tij, Rama bëri dhe disa premtime që i ngjajmë më shumë një fushate elektorale.

 

 

Një ndër premtimet ishte dhe rritja e pagës minimale. Sipas kreut të qeverisë në 3 mujorin e vitit 2021 paga minimale për shqiptarët do të jetë 300 mijë lekë. Por duket se ky premtim i Ramës tingëllon i dëgjuar.

 

 

Ka qenë kreu i PD, Lulzim Basha i cili në 18 shtator të vitit 2019 ka premtuar se në 6 muajt e parë të qeverisjes së tij paga minimale do bëhej 300 euro, pak më shumë se premtimi i Ramës sot. “Vendimi i Partisë Demokratike për të kaluar brenda 6 mujorit të parë të mandatit tonë të parë qeverisës masën e rrogës minimale, të pagës minimale, në nivelin e 300 eurove. Dhe brenda 4 viteve të para të qeverisjes në nivelin e 400 eurove për të gjithë punëmarrësit shqiptarë”, është shprehur Basha.

 

Mos vallë Rama ka kopjuar kundërshtrain e tij Basha, të cilin sot e quajti ‘bosh’ dhe hiçopozitë?

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...