Djali bën tifo për Tiranën, i vëllai drejtor tek Partizani, kryeministrin Rama e zë ‘dhimbja e kokës’

Tirana arriti të fitonte ndaj Partizanit me shifrat 5-1, por ajo që ra më shumë në sy ishte prania e djalit të kryeministrit, Greg Rama, i cili hoqi çdo dyshim se për kë bën tifo.

Me siguri xhaxhai i tij, Olsi, as që i ka folur pas ndeshjes, pasi mendjen e ka pasur të kontestojë gjykimin. Pas derbit, çuditërisht reagoi edhe vetë kryeministri.

Notat e humorit nuk i mungojnë në reagimin e tij, teksa shigjeton vëllain dhe Erjon Braccen, të cilin nuk e falën as tifozët e Tiranës.

“O Zot! Ky me Tironën, xhaja vet dhe Erjoni im me Partizonin. Halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngjan”, shkruan kryeministri, ndaj të cilit as këtë herë nuk munduan thirrjet kundër.

Postimi i kryeministrit

Tifozët që thërrasin “Rama ik” janë kthyer në refren në stadiumet shqiptare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...