Ndodh edhe kështu… Çifti merr me qera shtëpinë e tyre të parë, zbulojnë që aty jetonte një 99-vjeçar

Një çift i ri ishin në kërkim të një shtëpie afër punës dhe më në fund e gjejnë një.

Sipas Mirror, në vizitën e parë të shtëpisë ata zbuluan se aty jetonte një 99-vjeçar.

Ami Da Kruz dhe Methju Morgan e gjetën shtëpinë në një reklamë në internet dhe u vunë në kontakt me pronarin.

Ami tha se ata fillua të kontaktojnë në Whatsapp me të dhe u emocionuan shumë për shtëpinë.

“Na dërgoi foto dhe dukej se kishte dhoma gjumi të mëdha, kuzhinë të madhe dhe kopësht“, u shpreh 22-vjeçarja.

Para se çifti ta shikonte shtëpinë vetë, pronari u tha se kishte nevojë për një parapagesë që të sigurohej se ata mund ta përballonin qeranë.
“Ne e donim shumë shtëpinë, kështu që paguam 300 paund në dy transaksione dhe nëse nuk do të na pëlqente shtëpia, do të na ktheheshin paratë mbrapsht”, tha ajo.
Ata nuk dyshuan pasi në të gjitha emailet që kishin dërguar rezultonte një përson.

Por kur shkuan në shtëpi ata mbetën të shokuar, pasi gjetën aty pronarin e vërtetë, i cili nuk ia kishte fare idenë se shtëpia e tij ishte nxjerr me qera.

Kur u përpoqën të kontaktonin me personin, ai nuk ishte i arritshëm dhe nuk kërkonte shumë hulumtime se kishin komunikuar me një person që e njihte të moshuarin Frank Ballinger.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...