‘Jam mërzitur shumë se aty e kishte lezetin’, Alketa jep lajmin e madh për Taramelen

Ka kaluar një vit që nga sezoni i dytë i “Piter Panit”, ku pjesë e kastit të vogëlushëve ishte edhe Xhejson Bafti. Xhejsoni fitoi dashurinë e të gjithëve dhe u bë shumë i njohur me nofkën “Taramelja”, pasi nuk e shqiptonte dot shkronjën “k”. Tani Xhejson është rritur dhe është rikthyer sot në “Piter Pan”.

 

Përpara se të ftonte Xhejsonin në skenë, Alketa dha lajmin e madh se ai nuk flet më me “T”. “Jam e mërzitur shumë se Xhejsoni aty e kishte lezetin”, tha Alketa ndërsa Xhejsoni erdhi në skenë duke mbajtur një “T” të madhe.

 

Madje për ta vërtetuar që tani i shqipton si duhet fjalët, vogëlushi tha disa fjalë që fillojnë me shkronjën “k”. Alketa tha se Xhejsoni do jetë prezantues krah saj dhe ai u shpreh shumë i lumtur për rikthimin në skenën e “Piter Pan”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...