Ndërron jetë ish- ministri dhe ish- deputeti i Shkodrës Ahmet Osja…

Ka nderruar jete ne moshen 80 vjecare profesori i shkencave bujqesore i cili ka mbajtur edhe titullin Mjeshter i Madh, Ahmet Osja. Për afro 9 vjet (1982-1991) përfaqësoi rajonin e Shkodrës si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Ai ka qenë gjithashtu edhe ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave si dhe lektor në Universitetin e Shkodrës.

Ahmet Osja ishte diplomuar në Institutin e Lartë Bujqësor sot Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe punoi fillimisht si Agronom në zonën e Dukagjinit, në Stacionin e Zooteknisë në Shkodër. Për afro 30 vjet punoi si ekspert dhe pastaj si drejtues në Instituti i Misrit dhe Orizit.

Për rreth 9 vjet përfaqësoi rajonin si deputet në Kuvendi i Shqipërisë.

Ahmet Osja ishte autor dhe bashkë autor i disa botimeve në fushën e Bujqësisë shqiptare me kolegët e tij ku kryesojnë ato me Profesor Andrea Shundin me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Botoi në 100 vjetorin e Pavarësisë, studimin për lulet Alpine “100 foto – 100 lule në Alpet Ilirike” si Biolog eksplorues, i vlerësuar edhe si Mjeshtër Sporti në Alpinizëm. Studimi praktik për turistin u vlerësua si një vepër me vlera të dobishme dhe zbulime premier në nivel studiuesish rajonalë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...