Bilbili i kenges qytetare shkodrane Bik Ndoja

Ludovik Ndoj Gjergji, i njohur nga publiku si Bik Ndoja lindi në Shkodër me 13 gusht 1925. Profesioni i tij ishte rrobaqepës i talentuem, duar artë. Ai shkriu energjit e veta qysh 16 vjeç me serenatat e tija melodioze duke këndue netëve me hanë nën balkonet me vazo lulesh të vajzave të bukura shkodrane. Biku ka vlerësimin ma të madh nga populli i Shkodrës.

 

 

Ajo që e ban Bikun njeri të madh ashtë se nuk vuante për lavdërime sepse vetë zani, kontributet e tij prej 70 vjet me kangë janë treguesi i madhështisë tij si kangtar i dy shekujve të asaj XX dhe asaj XXI. Biku i këndoi popullit shkodran, ato kangë që përbajnë thesarin e kangës popullore qytetare të pavdekshme të Shkodrës. Bik Ndoja është një nga këngëtarët më të shquar të muzikës popullore shkodrane të gjysmës së dytë të shek. XX.

 

 

Biku, e kreu gjimnazin në shkollën e vjetër Jordan Misja. Lidhur me muzikën popullore, ai e filloi këngën që në moshë të vogël, por njihet nga të gjithë se për herë të parë ai këndoi në një dasëm familjare, shoqëruar nga një prej formacioneve popullore me vegla të qytetit të Shkodrës, ku drejtonte dhe interpretonte në fizarmonikë Karlo Radoja.

 

Bik Ndoja me Nexhmije Pagarushën.

 

 

Bik Ndoja me File Gjeloshin në vitin 1948.

 

 

 

“Dasma shkodrane” viti 1948.

 

 

Biku me Mark Kaftallin

 

 

 

Biku me Shyqyri Alushin.

 

 

 

Bik Ndoja me Ibrahim Tukiçin. Bik Ndoja me Ibrahim Tukiçin.

 

 

 

Biku me orkestrinën e Ahengut shkodran të drejtuar nga Mark Kaftalli.

 

 

 

Në shtëpinë e Prekë Jakovës me rastin e 20 vjetorin e operës “Mrika”.

 

 

 

Me Florinda Gjergjin në 75 vjetorin e lindjes.

 

 

 

Me kolegët në koncertit kushtuar Bik Ndojës me rastin e 75 vjetorin e lindjes.

 

 

 

Me kolegët e orkestrës. Namik Jahja, Ilir Zoga, Bik Ndoja, Çesk Çefa, Roland Guli, Fatmir Mesi. Me kolegët e orkestrës. Namik Jahja, Ilir Zoga, Bik Ndoja, Çesk Çefa, Roland Guli, Fatmir Mesi.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...