A është e blinduar makina që përdor? Flet Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e Televizionit Klan, me fuoristradën Lincoln, dhe jo me automjetin tip Mercedes që përdor zakonisht.

Sipas opozitës ky automjet është i blinduar. Drejtuesi i emisionit Opinion, Blendi Fevziu që në fillim të emisionit e pyeti kryeministrin se nga kush kishte frikë.

Blendi Fevziu: Këtu në Klan kush do të bëjë atentat?

Edi Rama: Njëri nga këta të studios duhet të shkojë dhe ta shikojë është apo jo e blinduar? E blinduar? Të çohet tani, për t’i shërbyer telespektatorëve që iu kanë thënë se makina është e blinduar…

Makina është që në vitin 2009, që unë kur kam qenë në opozitë. Ma ka sjellë im vëlla. Dhe makina që unë përdor nuk ka qenë kurrë e blinduar. Është makina që e kam përdorur që atëherë. Ka dalë lajm se kam blerë makinë të re qindra mijëra euro, nuk është e vërtetë.

Kam çuar makinën e vjetër dhe kam marrë një të re me qera. Unë nuk jam as shofer, nuk di as ti jap makinës, unë i jap vetëm makinës së qeverisë. Unë skam asnjë makinë të blerë si kryeministër, dhe Benz-i që thoni se është i ri është me qera./ Opinion.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...