Nuk besonit? Ja çiftet e famshme shqiptare që vërtetuan se dashuria me shikim të parë ekziston

Disa besojnë tek dashuria me shikim të parë, të tjerë mendojnë se duhet më shumë kohë për të rënë në dashuri me dikë.

Disa prej çifteve të famshëm shqiptarë kanë treguar se kanë rënë në dashuri me njëri-tjetrin me shikim të parë, madje nuk besonin në të derisa u ndodhi vetë. Historitë e tyre jua sjellim në vazhdim.

Andrra dhe Sinan Hoxha janë njohur në një qendër tregtare në Gjermani dhe sapo janë parë kanë rënë në dashuri. “U njohëm në një qendër tregtare në Gjermani, unë isha me dy shoqe dhe ai me muzikantin e tij. Shoqja ime i kishte fiksim këngët e Sinanit, ndërsa personalisht nuk e njihja.Shoqja donte autograf dhe shkuam bashkë. Sa u pamë besoj se ishte dashuri me shikim të parë pasi Sinani më ngacmoi direkt”, ka treguar Andrra.

Besi nuk besonte tek dashuria me shikim të parë derisa pa Xhensilën. “Dal me makinë, shoh në rrugë një vajzë me një grua, Xhensilën me mamanë e saj. Nuk besoj në dashuri me shikim të parë kështu që bëra edhe një xhiro të dytë. Herën e dytë ndalova makinën, dola dhe i thashë mamasë së Xhensilës: “Kush është kjo vajza se qenka shumë e bukur. Ta ruajt Zoti! Xhensila sa më pa, vazhdoi rrugën, as nuk ndaloi fare. “Është vajza ime, Xhensila, ka qenë tek Ethet”, më tha mami i Xhensilës. “Marshalla sa e mirë qenka”, iu përgjigja. Pastaj thashë me vete: “Tokë e xanun”. Fillova i shkoja nga prapa, filluam të njiheshim, të dilnim bashkë”, ka treguar Besi.

As Flor Binaj nuk kishte besuar kurrë te dashuria me shikim të parë. “Unë nuk besoja te dashuria me shikim të parë derisa njoha Sadinën…”, ka thënë ai. “Ka qenë një periudhë beqarie në Lice dhe doja diçka ndryshe nga lidhjet që kisha patur. Kur pashë Sadinën për herë të parë pata një ndalim dhe thashë kjo është. Përmbushte gjithçka që unë kisha në mendje për femrën që doja të kisha në krah”,ka treguar Flori.

Ndërsa Rudina Magjistari besonte tek dashuria me shikim të parë dhe e përjetoi edhe vetë. Moderatorja ka rrëfyer çastin e parë kur pa bashkëshortin Xhavitin: “Mendoj se ishte vërtet një goditje në atë moment. S’më kishte ndodhur kurrë në jetë një gjë e tillë. Pastaj kjo u plotësua edhe me gjëra të tjera dhe u kompletua e gjitha. Kishte një lloj solariteti në portret, kishte shumë dritë në pamje dhe gjithashtu edhe buzëqeshja e tij ishte shumë diellore”, gjë që goditi menjëherë. Unë besoj te dashuria me shikim të parë, sepse e di që u ka ndodhur njerëzve, por nuk besoja se do të më ndodhte mua ndonjëherë. Është diçka e vështirë dhe shumë e rrallë që ndodh, dhe tek-tuk dikujt mund t’i qëllojë të provojë diçka të tillë në jetë. Jetova një moment shumë të bukur”.

Edhe Alfio ka rënë në dashuri me shikim të parë me Fatmën.
“Kam parë ca detaje që më bënë përshtypje, atë fjongon kështu, ajo lulja në kokë… Nuk e harroj dot ndjesinë që pata kur e pashë për herë të parë”, ka thënë Alfio.

Genta Ismajli është njohur me të dashurin turk në një restorant dhe ishte dashuri me shikim të parë. “Jemi njohur në një restorant. U pamë në sy dhe më duket se ka qenë dashuri me shikim të parë. Thonë se nuk ekziston por po ekzistoka”, ka treguar këngëtarja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...