13-vjeçarja humbi jetën nga zjarri, të afërmit: Nuk e kishte pranuar shtëpia e fëmijëve në Tiranë…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Liria në Shkodër, ku si pasojë e zjarrit që ka rënë në çadrat e komunitetit rom, ka humbur jetën një 13-vjeçare.

 

Burime bëjnë me dije se ka humbur jetën Gj.D , 13 vjeçe.

 

Mendohet se zjarri në barakën ku jetonte e mitura së bashku me familjen e saj, ka rënë si pasojë e pakujdesisë, ndërkohë që ka qenë i pamundur shpëtimi i saj në kohë.
Mësohet se e mitura kishte pasur problem mendore, dhe i ishte refuzuar mbajtja në jetimore.

 

Banorët shprehen se familja e kishte të pamundur që të kujdesej për të, ndërsa si pasojë e zjarrit janë djegur dhe tre baraka të tjera, duke lënë pa çati mbi kokë shumë anëtarë të familjeve.

 

Komuniteti rom në Shkodër prej vitesh është lënë në harresë, ndërsa këto baraka i kanë ngritur prej vitesh, sa kohë që nuk iu është dhënë një alternativë e dytë.

 

“I vëllai ishte përjashta tu pi kafe, ajo ka qenë në gjumë, ne kena pasur do probleme me punën e fëmijës, e kemi çuar në shtëpinë e fëmijës, dhe nuk na janë përgjigjur. Ka pasur probleme me njërin prej veshëve, dhe për këtë nuk e kanë marrë përsipër”, tregon një prej të afërmve të viktimës.

 

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.02.2020, rreth orës 07:10, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, ka rënë zjarr në barakat e komunitetit rom dhe si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasja e mitur S. D., 13 vjeçe.

 

Shërbimet e zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Në vendngjarje po kryhen veprimet nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...