Biznesmenia shqiptare: Kur zihem me partnerin, flas me ish-bashkëshortin

Natën e kaluar në emisionin “Ftesë në 5” ishte e ftuar sipërmarrësja shqiptare Silva Baltadori.

Në një intervistë për jetën private, ajo tregoi pa komplekse për marrëdhënien me ish-bashkëshortin e saj dhe partnerin aktual.

Silva tha se si rrallë mes çiftesh, ajo ruan një marrëdhënie për t’u pasur zili me të dy dhe arrin të ketë mirëkuptimin e tyre.

Sipërmarrësja tha se kur ka debate me partnerin holandez, merr në telefon ish-bashkëshortin e saj.

“Unë kam jetuar një dashuri shumë të madhe me babain e Mabelit, sot jemi miq të mrekullueshëm. Më beso, është ndoshta tabu, por nëse kam ndonjë konflikt të vogël me Dikun, unë marr në telefon Xhorxhon.

Më beso! Nuk jam fare hipokrite. Jemi vërtet miq të mrekullueshëm. E thashë dhe më parë, martesa jonë derivoi dhe ne morëm dy drejtime të ndryshme.

Ishim shumë të rinj, së pari dhe maturimi bëri që të ngjisnim shkallë të ndryshme. Ishim natyra të ndryshme dhe jemi karaktere të ndryshme. Kjo është e vërteta”, është shprehur Silva.

Silva u martua vitin e kaluar me inxhinierin holandez Dick. Pas tre vitesh lidhje ajo e finalizoi gjithçka me një celebrim modest. Ndërkohë nga martesa e parë ka një vajzë të quajtur Mabel.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...