Blogeri i njohur Nas Daily nuk i “shqepet” moderatorit shqiptar Ermal Mamaqi. Sërish ai ka postuar një video ku edhe rikthehet në ndodhitë që u shkaktuan në emisionin e tij “Xing me Ermalin”.

 

Në videon e tij, të postuar në Facebook, Nas Daily shprehet se dëshiron që të flasë më ndjekësit e tij për “diskutimet e burrave” dhe si shembull mes intervistën e tij në Shqipëri. Nas shprehet se bisedat mes dy meshkujve mund të kthehen në seksiste dhe ofenduese për femrat ashtu siç edhe ndodhi në rastin e sipërpërmendur.

 

Më tej, ai shton se të gjithë duhet të jenë koshioentë për atë që flasin pasi nëse “guy talk” (siç e referon Nasi) ndodh edhe në televizion, do të bëhet një ndodhi normale dhe dëmtuese nga grave dhe vajzave.

 

“Ai i detyronte femrat që të bënin pyetje në emër të tij. U përpoqa të mos e vija re dhe qeshja nga sikleti por e dashuria ime Aline nuk veproi njësoj me mua. Dhe të jem i sinqertë atëherë mendoja se reagimi i të dashurës time ishte i tepërt por në fund të ditës ajo kishte të drejtë.

 

Por kjo eksperiencë më mësoi mua se kur “bisedat e burrave” janë ok kur bëhen në mënyrë private, ngadalë por sigurt bëhen ok edhe për t’u folur në publik. Ngadalë na duket për të qeshur dhe ok. Në fakt është e gabuar dhe e tmerrshme për shoqërinë. Ngadalë ajo nis e dhemb,”-shprehet ndër të tjera Nas në videon e tij.

 

This is not funny.

It took me forever to make this video. For obvious reasons. It's not fun. It left me speechless. I didn't know what to say about this issue…until now. Thanks Dear Alyne for speaking up! I think it will inspire millions around the world to speak up too.

Pubblicato da Nas Daily su Mercoledì 29 gennaio 2020