Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj shprehu qëndrimin e tij për radikalizim të lëvizjes qytetare për largimin e kryeministrit Rama.
Ai tha se mazhoranca është e kapur nga krimi dhe korrupsioni, ndaj nëse nuk largohet në mënyrë demokratike më të mirë do largohet me protesta.
“Unë jam për radikalizim të lëvizjes qytetare, radikalizim të protestave sepse përndryshe mazhoranca nuk merr vesh. Është një mazhorancë e zhytur në krim, në korrupsion, është një mazhorancë e kapur që realisht është në minorancë sepse rezultatet e 30 qershorit e treguan këtë.
Nëse nuk merr vesh në mënyrë demokratike le të marrë vesh në një mënyrë mëse demokratike që janë protestat, revoltat, mosbindja e qytetarëve civile”, – tha Biberaj në Ora News.