“E putha 25 herë për një skenë në klip”, habit këngëtari: Vajza u vu në siklet, i filluan djersët

Kënga e re “Shootgan” e këngëtarit Dilan Reka bëri bujë për shkak të një pjese në videoklip, ku ai shfaqet duke u puthur me një vajzë.

Këngëtari ka treguar sot sesi u realizua kjo pjesë. Sipas tij, ata nuk kishin dijeni për puthjen që duhet të ndodhte, ndërsa shtoi se figurantja u ndje shumë në siklet. Dilan Reka rrëfeu tek “Vizioni i Pasdites” se ju desh ta puthte 25 herë vajzën për të realizuar puthjen siç duhet.

“Ne nuk e kishim fare të ditur që do e bënim puthjen. Pyes menaxherin Alban Karabshin dhe i them çfarë do bëjmë te kjo skena, sepse ishte thjesht një skulpturë. Asgjë thjesht do putheni, tha Albani.

Ajo vajza u vu një siklet, i filluan djersët. Pastaj i thashë a mund ta bëjmë këtë gjë, hajde më tha e bëjmë. Atë puthje e kam bërë 25 herë dhe tek e 25 u ngrohëm dhe doli tamam”, deklaroi këngëtari Dilan Reka.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...