Një nga telenovelat më të ndjekura turke e që theu rekorde shikueshmërie, “Sulejmani madhërishëm” do të rikthehet në ekranin shqiptar. TV Klan ka njoftuar me anë të promos se së shpejti do të transmetojë këtë serial historik që vite më parë i mbërthente të gjithë para ekranit.

“Sulejmani i madhërishëm” është një nga serialet më të suksesshëm turk, që u shfaq në më shumë se 75 shtete të botës.

Sulejmani sundoi për 46 vite dhe dashuria e tij për Hyrremin njihej si ‘Dashuria e shekullit’. Së shpejti serialin do mund ta ndiqni në TV Klan.