Murrizi ironizon Bashën për Zgjedhoren: U betove për Kish të Laçit se do fusje në burg Gjiknurin

Deputeti Myslim Murrizi ka komentuar situatën një ditë pas marrëveshjes së palëve politike për reformën zgjedhore.

Me anë të njjë reagimi në rrjetet sociale, Murrizi ironizon keq liderin e PD-së Lulzim Basha, duke i kujtuar betimin për Kishën e Laçit, për të futur në burg Damian Gjiknurin. Ndër të tjera, Murrizi sulmon aleatët e PD-së, duke thënë se nuk reagojnë për sa kohë brenda marrëveshjes është aleatja e madhe, duke nënkuptuar LSI-në.

Reagimi i plotë i Myslim Murrizit:

“Basha betohet per Kishe te Laçit

Bylyku i tij per koke te Damianit

Basha,Bylyket, Enuket dhe Tufa qe kane vetem hallin e menderes se tyre,tallen me KOKAT e DEMOKRATEVE

Po HALE-ATET e tjere te Bashes,si ndjehen kur vetem HALEJA-ATJA “kryesore” eshte pjese e kesaj HALEJEMARREVESHJE te “ madhe” pasi Rama nuk mbajti te “KAPUR” me dore drejtesine siç ben shpesh ai, por e leshoj sa pushoi çeshtjen e Bashes???

NDRYSHIMI I SISTEMIT ZGJEDHOR ESHTE KERKESE QE JU DUHET SHQIPTAREVE, JO KRYETAREVE DHE MERCENAREVE

Ndaj jo vetem qe nuk votoj asnje marreveshje te tufes se hajduteve qe nxituan te firmosin shpejt pa ardhur ambasadorja e SH B A, por do te punoj e loboj fort me çdo koleg DEPUTET qe nuk eshte pjese e kesaj tufe dhe qe ka moral e dinjitet, qe te realizojme LISTAT E HAPURA, ku VETEM QYTETARET TE ZGJEDHIN DEPUTETET”, përfundon reagimin Murrizi.

Opozita dhe maxhoranca kanë arritur dje në konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS,

pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vitjohet deri në fund. I kënaqur me opozitën është shfaqur dhe Rama.

(a.m/dosja.al)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...