‘Kam probleme me burrin’, u përfshinë në përgjimet e ‘Zogut’, flasin Iva Aliko dhe Madonna shqiptare

Këngëtaret Iva Aliko dhe Elda Shabani ose siç njihet ndryshe me emrin e artit “Madonna shqiptare”, u përfshinë në përgjimet e “Zogut të Tiranës”.

Ato kanë folur për emisionin “Shqipëria live”, ku kanë rrëfyer se përse emrat e tyre janë përfshirë në këtë dosje tashmë.

Aliko i ka dalë në mbrojtje Hermesit, ku thotë se ai është i shfrytëzuari nga kjo histori si dhe e ka konsideruar si mjaft naiv.

Iva Aliko tha:

U zgjova në mëngjes dhe marr vesh nga portalet. Përjetova një shok, nuk e prisja. Në bazë të shkrimeve kanë qenë të papranueshme. Zogun nuk e njoh për një njeri të tillë. Jo vetëm unë por të gjithë ata që e njohin personalisht e njohin si person me humor, pak naiv, në kuptimin që i besonte gjithkujt. Mendoj se Hermesi është i shfrytëzuari. Ai rrinte me gjithkënd e ndoshta prandaj.

Me sa kam lexuar në dosje, ishte një vajzë që ishte pyetur nga prokuroria ditët e fundit para se të çohej në qeli që kishte dëshmuar në difavor të tij, ndërkohë që ajo ishte në moshë shumë herë më e madhe se Zogu dhe gjithë fajin ia kishte hedhur Zogut. Hermesi nuk është person që shpenzon.

Edhe me makinë e merrja unë. Portalet kanë shkruar në mënyrën me skandaloze të mundur. Shoqëria e tij nuk më pëlqente, madje i kisha folur për këtë gjë. Nuk më pëlqenin për jetën që bënin.

Nga ana tjetër, ka folur edhe Elda Shabani, e cila ka pranuar se prej përgjimeve ka probleme të shumta me bashkëshortin. Ajo shtoi se ishte hera e parë që e kishte takuar Hermesin.

Elda Shabani tha:

Në verë erdha pas 4 vitesh në Shqipëri me bashkëshortin e fëmijët. Hera e parë që e kam takuar Hermesin. Sa herë jemi takuar, jemi takuar vetëm artistë. Gjithë kjo ngjarje më ka sjellë shumë probleme. Kam probleme dhe me bashkëshortin tim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...