Kaosi me fluturimet dhe kaosi i “organizuar” nga Autoriteti Aviacionit Civil Shqiptar

Ish drejtori ekzekutiv i Aviacionit, Petrit Sulaj ka reaguar në lidhje me kaosin e krijuar me fluturimet e “Fly Ernest”.

 

Sulaj shprehet se Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar në vend që ti vijë në ndihmë pasagjerëve që mbeten rrugëve, mashtron përmes zotit Krislen Keri duke u kërkuar të aplikojnë për rimbursim.

 

Më tej Sulaj thekson se ky është një gabim i përsëritur për të cilin nuk po merret asnjë masë.

Komenti i plotë:

Kaosi me fluturimet dhe kaosi i “organizuar” nga Autoriteti Aviacionit Civil Shqiptar.
Kemi shkruajtur disa herë mbi kaosin e krijuar këto ditë me fluturimet e Fly Ernest. Duam të sjellim në vëmendje të publikut se kjo është 1 situatë e përsëritur dhe Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar në vend ti vijë në ndihmë pasagjerëve që mbeten rrugëve, mashtron përmes zotit Krislen Keri duke u kërkuar të aplikojnë për Rimbursim.

Ky njeri na kujton “kopetentin” e Sudes që do sillte paratë. Pasagjerët jo vetëm do humbasin mjaft kohë deri sa të arrijnë të kompensohen nga kjo kompani gati e falimentuar, por nuk po u afrohet as një rrugëzgjidhje për këtë situatë. Krislen Keri, ky person përfaqësues i dhomës së tregtisë së Serbisë, me ç’duket e ka mision krijimin e kaosit në

Aviacionin Civil Shqiptar. Nuk është e rastësishme që në një periudhë dy vjeçare ai shkatërroi Autoritetin a Aviacionit Civil, me qëllimin e vetëm delegimin e funksioneve të autoritetit në të ashtuquajtura organizata teknike private në mënyrë që të vilen fondet në miliona euro të Autoritetit të Aviacionit sipas skemës së famshme ppp. Sipas kësaj skeme bëhen “studime” me vlerë qindramijëra euro për gjëra për të cilat kërkush nuk ka interes.

 

Ky shpërdorim fondesh është kapur me shkelje dhe pērbën vepër të rëndë penale, prandaj është e kuptueshme se ky person nuk ka kohë të menaxhojë situatën kaotike të ripërsëritur e fluturimet e Fly Ernst, por dizinformon pasagjerët për aplikimet për rimbursim.

Autoriteti Aviacionit Civil Shqiptar duhet të ofronte ndihmë në kohë Reale në sintoni të plotë me ato Italiane. Nga ana tjetër me operatorët Shqiptarë të shikonte mundësinë e bashkëpunimit për fluturime shtesë në ndihmë të pasagjerëve. Po kështu megjithë kto ngjarje të përsëritura, asnjë masë e marrë ndaj këtij operatori. Gënjeshtra se e “kanë gjobitur”, por gjoba nuk është paguar ende është e turpshme dhe synon të shmangë vëmendjen nga përgjegjësia e tij.

Deri kur ky person që me vetëdije kriminale po shkatërron rolin e Autoritetit të Aviacionit do vazhdojë të drejtojë këtë institucion. Me ngritjen e strukturave të reja antikorropsion, shumë shpejt do të vijë dita që Krislen Keri dhe “Kerat” e tjerë që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve do të japin llogari dhe do marrin dënimin e merituar nga drejtësia.

E kemi përsëritur se shumë ngjarje të rënda në Aviacionin Shqiptar kanë ndodhurgjatë dy viteve të drejtimit nga Zoti Krislen Keri. Dhëntë zoti ato mos përsëriten, apo më keq të kemi ndo një katastrofë ajrore, sepse do të jetë shumë vonë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...