Ky është horoskopi për ditën e martë 7 janar 2020 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim ekskluziv nga noa.al i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.

Dashi

 

Mundohuni që të mos ushqeni polemikat dhe ti menaxhoni problemet në mënyrën më inteligjente të mundshme, duke shmangur nervozizmin. Në punë duhet të vini në vend disa çështje të mbetura pezull.

Demi

 

Yjet do të jenë në anën tuaj dhe dashuria do të jetë protagoniste edhe për ata që janë vetëm. Çiftet do të jetojnë një moment qetësie. Në punë, duhet të mundoheni që të gjeni rrugën e duhur.

Binjakët

 

Ju pret një e martë shumë e bukur sa i takon ndjenjave, në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës dhe Venusit. Sa i takon punës, jeni në kërkim të mundësive të reja, ndaj shihni përreth. Po ashtu mundohuni që të çoni përpara projekte të rëndësishme.

Gaforrja

 

Kjo ditë do të sjellë rikuperim të ndjeshëm, me ato që keni lënë pas, por do të jeni disi të tensionuar. Në dashuri ka ende diçka që nuk shkon, kjo për shkak se keni një sërë problemesh të mbartura nga puna.

Luani

 

Pas disa ditëve mjaft të lodhshme, tashmë gjërat do të ecin më mirë në raportet ndërpersonale, sidomos në disa raporte të vështira. Edhe në punë, parashikohen një sërë zhvillimesh pozitive të cilat do të sjellin zgjidhje për disa probleme që ju kanë munduar.

Virgjëresha

 

E marta do të jetë mjaft pozitive dhe çdo situatë do të duket shumë e lehtë për tu menaxhuar, edhe raportet me të tjerët. Edhe në punë gjatë këtyre ditëve, gjërat po ecin mirë.

Peshorja

 

Mundohuni që të mos e shkarkoni në raportin në çift, tensionin e akumuluar nga puna. Kjo periudhë është mjaft e favorshme sa i taon ndjenjave, por varet nga ju. Në punë duhet të veproni me kujdes, edhe pse nuk e keni të lehtë që të mbani çdo gjë nën kontroll.

Akrepi

 

Përpiquni që të shmangni debatet dhe polemikat në dashuri. Bëni mirë që ti shtyni për pjesën e dytë të muajit. Do ju duhet shumë punë për të bërë për vete një person. Në punë janë mjaft të favorizuara bashkëpunimet.

Shigjetari

 

Dita do të jetë nën ritmin e duhur dhe e mbushur me nervozizëm. Do të ndiheni disi të lodhur dhe pa energji, ndaj bëni kujdes. Në vendin e punës mund të ketë vështirësi dhe zgjidhjet do të vijnë vetëm në pjesën e dytë të muajit.

Bricjapi

 

Kjo ditë do të jetë mjaft e favorshme dhe gjatë saj mund të merrni lehtësisht disa rezultate. Nëse keni kaluar një krizë do të keni mundësi të shumta për ta kaluar, shkruan noa.al. Edhe në punë do të keni mundësi të shumta për të marrë propozime interesante.

Ujori

 

E marta do të jetë mjaft e ngarkuar sa i takon punës, por bëni mirë që të mos i turbulloni ujërat. Në dashuri janë mjaft të favorizuara takimet dhe ekziston mundësia që të lindë një ndjenjë. Megjithatë do të ndiheni të lodhur, ndaj mundohuni që të pushoni më shumë.

Peshqit

 

Ju pret një ditë nën ritmin e duhur për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Në dashuri, historitë e që kanë pasur probleme, do të vihe n më tej në provë. Sa i takon punës, mundohuni që të shmangni dhe ti shtyni debatet. /a.y/noa.al

PUBLICITET