Parakalimi i gabuar u mori jetën dy këmbësorëve, shihni si ndodhi aksídenti tek “Xhamlliku”

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një parakalim i gabuar u ka marrë jetën dy këmbësorëve në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga Fax News, makina me drejtues Eljon Lazrin, ka tentuar që të parakalojë mjetin që po merrte kthesë, por është përplasur me të. Më tej nga shpejtësia që kishte makina që drejtohet nga Lazri vijon më tej dhe përplas dy këmbësorët.

Ndërkohë policia ka arrestuar dy drejtuesit e mjeteve, Eljon Lazri, i cili është dërguar në spital pasi është plagosur dhe Edmond Murati, i cili ndodhet në polici për zbardhjen e ngjarjes.

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Dy makina që drejtoheshin nga Eljon Lazri dhe Edmond Murati, janë përpLasur me njëra-tjetrën pas një parakalimi të gabuar.

Makina që ka bërë parakalimin e gabuar pa përplasur për vdekje dy këmbësorë, të cilët po kalonin në vijat e bardha. Viktimat janë Erjon Balla dhe Hijadete Salliu.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...