Ndërron jetë nga infarkti në zemër një nga themeluesit e Partisë Demokratike

Një nga themeluesit e Partisë Demokratike Dega Fier është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur nga infarkti në zemër.

 

Edmond Ymeraj është ndarë nga jeta ditën e sotme dhe këtë lajm të trishtë e ka publikuar Luan Baci, deputet në parlamentin e Shqipërisë.

 

Ymeraj ka qenë një nga personat që morën pjesë datën e 6 janarit të vitit 1991, ditët e trazuara të vendit tonë të kthimit nga vend komunist në atë demokratik.

 

Ai është shprehur se vetëm dy ditë më parë ka biseduar me të, një djalë kurajoz dhe trim.

 

“Pak ditë na ndajnë nga 6 Janari dhe ne do të mbledhemi, për të festuar, ketë ditë që, përkon me ditën e ujit të bekuar dhe kjo ditë e bekuar për Fierin tonë, këtë radhë do të jetë, pa Mondin.

 

Të gjithë , e kujtojnë 6 Janarin 1991 bashkë me Mondin me djalin kurajoz e trim, që krijuan PD Dega Fier dhe në ditët në vijim ,me megafon në dorë ,në krah edhe të Doktor Profesor Sali Berishës, sfidoi friken dhe përndjekjen, e falangave të kohës së diktaturës dhe bashkë me ,të tjerë burra fisnikë të kohës, si Fatos Mihali, Arjan Nikaj, Veli Koçi, Viktor Margilaj, etj…shkruajtën historinë , dhe sot kujtohen me vleresim dhe respekt ,nga të gjithë ne.

 

U largove pa pritur dhe parakohe miku ynë Mondi, të takova, jo më larg se dy ditë më parë ,biseduam ,pak me shume se zakonisht, ishe i shqetsuar, për situatën, që po kalojmë, dhe si gjithmon i gatshem,per te dhene konttibutin tend te vyer, per PD dhe Fierin.
Ne emrin tim personal dhe të Partisë Demokratike Dega Fier, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe te ndjera, familjes, bashkëshortes, dhe fëmijve, të tij.

 

Sot në orën 14, do të percjellim për në banesen e fundit, do te jemi aty, plot nderim dhe respekte per ty miku ynë.

 

Lamtumirë Mondi, do të kujtojmë, gjithmonë me respekt dhe mall”, ka shkruar Baci./shqiptarja

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...