Të gjithë e identifikojnë vetëm me emrin Agron. Ishte 65 vjeç dhe i pastrehë. Flinte ku ta zinte nata, mbi ndonjë copë kartoni, e kur gjente diçka, mbulohej me të, për të mos ndjerë ditët e ftohta të dimrit.
Agroni ka ndërruar je.të sëfundmi, ndërsa emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” i realizoi ëndrrën e madhe që ky burrë kishte pasur në jetën e tij. Që në moshën 12 vjeçare ai kishte ngelur pa një shtëpi e pa një çati mbi kokë.
Në moshën 27 vjeçare Agroni burgoset për agjitacion dhe propogandë. Rininë e kaloi nëpër burgjet e ftohta dhe të pamëshirshme të diktaturës! 10 vitet më të vështira të jetës së tij i kaloi në burgjet famëkeqe të Spaçit dhe Qafë Barit. Raskapitej, lodhej dhe punonte pa pushim në minera. Burgu nuk e la të shikonte as prindërit për herë të fundit.
Në demokraci, pasi doli nga burgu, nisi të kërkonte fatin e tij, por jeta e mbushi me sprova dhe e detyroi të ishte gjatë gjithë kohës pa një çati në kokë. Mirëpo, dëshirën e madhe të këtij burri e realizoi familja e “Shqiptarët për Shqiptarët”, të cilët mblodhën fonde dhe më në fund i siguruan edhe Agronit 65 vjeçar një banesë.
Pasi e gëzoi për pak kohë ëndrrën e tij, burri i vetëm ndë.rroi je/të e mbylli sytë përgjithmonë.