Media e njohur italiane shkruan: Shqipëria dhe gastronomia e re shqiptare

Media e njohur italiane Gambero Rosso ka shkruar këtë javë një artikull për Shqipërinë dhe gastronominë e saj të re që ka ‘pushtuar’ lokalet dhe restorantet e vendit.

 

Sipas të përmuajshmes Vendi ynë kaq afër Italisë, vitet e fundit, ka pasur një prirje të re gastronomike pasi shumë kuzhinierë që kanë jetuar, studiuar dhe punuar jashtë vendit, janë kthyer në shtëpi për të ofruar menutë me shije tradicionale autentike të përziera në mënyrë të përkryer me shije më të rafinuara dhe moderne.

 

Shqipëria po përjeton një moment shkëlqimi të paparë turistësh dhe ushqimi po luan një rol shumë të rëndësishëm, vazhdon artikulli.

 

Shkrimi vazhdon me një përshkrim të kuzhinës tipike shqiptare si dhe nuancat e saja mesdhetare, turke, greke apo tjetër që e bëjnë atë më të pasur e të larmishme. Veç pjatave të shumta lokale në artikull janë cituar mënyrat e gatimit si dhe shumë restorante dhe lokale që duhen vizituar për të shijuar gatime tipike dhe moderne në të njëjtën kohë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...