Vizitoi familjet e prekura nga tërmetet, Inva Mula tregon përse mori dhe vajzën e vogël me vete

Pasditen e sotme në emisionin “Rudina” ishte e ftuar sopranoja e njohur Inva Mula.

 

Në një intervistë me Rudina Magjistarin, ajo tregoi se gjatë vizitës që bëri në Durrës dhe në Thumanë pas tërmetit, me vete mori edhe vajzën e saj.

 

Ajo u shpreh se e mori me vete në çadra, për të parë se si është jeta dhe me çfarë vështirësish përballen njerëzit.

 

“Mora me vete edhe Ninën, por jo për ta trembur. E mora për t`i treguar si është jeta. Ka prindër që nuk munden t’ua plotësojnë dot fëmijëve të tyre të gjitha kërkesat.”, u shpreh sopranoja.

 

Ndërkohë, Inva ka zbuluar ndër të tjera edhe disa detaje mbi koncertin e bamirësisë që zhvilloi të dielën e kaluar, që do t’u vinte në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

 

“Nuk e kisha programuar ta bëja një koncert familjar, por duke shkuar për atje Nina më tha që donte të ngjitej në skenë për të recituar një poezi. Në fillim hezitova, por ajo insistoi dhe thashë po ia plotësoj këtë dëshirë. Nuk e dija fare se çfarë do recitonte. Kishte përgatitur një poezi për njerëzimin, mjedisin dhe gabimet që duhet t`i falim njëri-tjetrit. U surprizova. Kur po ktheheshim nga koncerti e pyeta: ‘Ku e gjete atë poezinë që recitove Nina’. ‘Nuk e gjeta’, më tha, ‘e krijova vetë’.”, -tregoi Inva.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...