Nuk do t’ia le qeverise te menaxhoje parate e mbledhura, nuk ka besim : Arber Hajdari ben deklaraten qe nuk pritej

Themeluesi i fondacionit “Fundjavë ndryshe´, Arbër Hajdari vendosi të mos ia japë qeverisë paratë e mbledhura nga donatorët për familjet e prekura nga tër. meti i 26 nëntorit.

 

Ai deklaroi se nuk do ia besojë paratë e mbledhura qeverisë pasi ata po ecin me ritme të ngadalëta. Shuma 1.7 milion dollar është mbledhur nga donatorët të ndryshëm shqiptarë.

 

Rikujtojmë se në qershor të 2019-së, qeveria i vuri Arbër Hajdarit në dispozicion 44 mijë m2 tokë në rrugën qendrore të Arbrit. Hajdari ka thënë se ‘Toka nuk është e Arbërit, por e fondacionit ‘Fundjavë Ndryshe’.

 

Ai shton se toka nuk i është falur, por i është dhënë me qira, duke kujtuar njëkohësisht se vendimet nuk i merr ai por Bordi i fondacionit ‘Fundjavë Ndryshe’.

 

Për një shkollë të madhe profesionale, bibliotekë, mensa sociale, kapanone magazinimi për aktivitetin e fëmijëve janë vënë në dispozicion 44 mijë metra katrorë. Thuhet se projekti do jetë gati në vitin 2021.

 

“Nuk mund të ndodh, që të bashkojmë fondin, pasi humbet qëllimi i organizatës. Ne kemi arritur që të ndërtojmë shtëpi për 11 ditë, kemi eksperiencën. Ne kemi 32 mijë persona që kanë kontribuar. Kanë qenë një numër i madh njerëzish, ne si lëvizje, kemi dëshirë që deri në fund këtë proces ta kemi transparent.

 

S’me intereson farë të kontrollojë shtetin në këtë proces, por të koordinohemi. Mos të kemi nevojë për leje ndërtimi. Kemi nevojë për koordinim që ndihmat mos të shkojnë dy herë.

 

Nuk mund të na presë ne koha të diskutojmë në tryeza, kur një pjesë e njerëzve janë nëpër çadra. Komiteti të nxjerrë disa konkluzione, që të nisim punën. Ne se presim shtetin, siç nuk e kemi pritur, ata kanë korsinë e tyre”, ka thënë Hajdari.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...