‘Zot na mbro’, i ati tregon letrën e shkruar nga e bija: Ajo e ndjente

20 vjeçarja Xhesika Biqiku, është e para vik,timë e Tiranës nga tërmeti i 26 Nëntorit. Ajo jetonte në zonën e Kombinatit dhe në errësirë teksa dilte nga pallati ku banonte një tullë i kishte rënë mbi kokë. Për katër ditë ajo ishte në gjendje kome dhe fatkeqësisht nuk mundi t’ia dilte.

 

Disa gazetarë të “Top Channelit”, kanë shkuar brenda pallatit ku banonte Xhesika dhe janë takuar me të atin. “Unë u pengova kur e kisha përdore dhe rashë te balta, shpirti im ishte këtu… e mora gërthita”, është shprehur Ilija, babai i Xhesikës. Ai ishte shumë i lidhur me të bijën, dhe ka treguar disa foto e gjëra të saj për kamerat.

 

“Këtu kam një fotografi të Xhesit ja ta shikoni… ka dalë para ca kohësh. Këtu është Sabina , ndërsa këtu Xhesika, ishte 18 vjeç këtu. Të dyja vajzat i mbaj këtu . Xhesika është më e vogla, ndërsa Sabina më e madhja.. në mars të 2000.. mezi I kam rritur”, ka treguar ai.

Po ashtu ai ka treguar se Xhesika, pas tërmetit të Shtatorit i ishte lutur Zotit që t’i mbronte nga tërmetet. “O zot na mbro nga tërmetet… sikur e kishte ndjerë… sikur e kishte ndjerë vde.kjen”, shprehet Ilija i cili e ndjen mungesën e së bijës në cdo moment.

 

Ndërkohë, e ëma dhe motra e saj janë duke u kuruar në spital. Gjërat e Xhesikës, Ilija i ka paketuar për t’i marrë me vete në shtëpinë e re ku do të jetojnë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...