Sa lekë do japë miliarderi Lulzim Basha për dëmet nga tërmeti?!

Lulzim Basha është kryetari i Republikës së re, i cili ka deklaruar 1.7 milion dollarë pasuri. Dy vila, diamante, apartamente, pasuri marramendëse.

 

Ky është njeriu që na tha se kishte shitur vilën në Hollandë, për të blerë apartamente luksoze në kryeqytet, të cilat së fundi i ka braktisur, gjoja nga dëmtimi i tërmetit të 21 shtatorit, por në fakt asnjë ekspert, as Bashkia dhe asnjë institucion nuk e konstaton këtë.

 

Ajo që është konstatuar është fakti se Lulzim Basha ka shkuar të banojë në vilat e ndërtuara nga një oligark, që ai e ka sulmuar si bashkëpunëtor të Edi Ramës.

 

Ka shkuar në vilat luksoze në “Long Hill”, ku edhe u fotografua. Zgjodhi të mohonte të vërtetën. Tha se vila ishte marrë me qera, për shkak se apartamenti është dëmtuar nga tërmeti. Ndërkohë “gojët e liga” thonë se apartamentet, Lulzim Basha i ka nxjerrë në shitje. Ndoshta për të justifikuar vilën e re, ashtu siç bëri me vilën e Hollandës.

 

Por, njeriu me 1.7 milion dollarë pasuri, njeriu i cili erdhi në politikë në vitin 2005, pa asnjë kontribut dhe për rreth 14 vite ka qënë tre herë ministër, kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe kryetar i opozitës. Dhe ende nuk ka dhënë asnjë qindarkë të vetme kontribut për të dëmtuarit nga tërmeti.

 

Ndoshta e konsideron veten si të dëmtuar nga tërmeti i 21 shtatorit, sepse ka braktisur aparttamentin e tij dhe ndoshta pret që qeveria t’i japë ndonjë lek. Por, nga ana tjetër dje, Lulzim Basha na tregoi se një gënjeshtër publike.

 

Dje na tha se PD-ja do të bënte një festë në 11 dhjetor, por ajo u anullua dhe fondet do të shkonin për të dëmtuarit nga tërmeti.

 

Në fakt nuk kishte asnjë ftesë, nuk kishte asnjë organizim, nuk kishte asnjë event, sesa është shuma e parave nuk dihet, por sërish kjo vlerë që mund të jepet është nga xhepat e demokratëve dhe jo nga 1.7 milion dollarë pasuri të Lulzim Bashës. Miliarderit që shkon e shëtit tek të dëmtuarit nga tërmeti dhe nuk fut dorën në xhep të japë një qindarkë.

 

Edhe kur duhet të bëjë donacion përdor paratë e pakta të buxhetit të PD-së, të mbledhura nga honoraret, e shumat që merr nga buxheti i shtetit.

 

Do të duhej që Basha të bënte një fundraising, të mblidhte dhe të jepte donacion së pari vetë.

 

Pra, të jepte mbështetje dhe të ishte ai vetë në krye të listës. Të tregonte publikisht sesa do të ishte ndihma që do të jepte. Të shkonte vetë PD-ja dhe njerëzit e saj. Me trupën e saj të investonte për rindërtimin e shtëpive. Por, Luli nuk zgjodhi këtë.

 

Ai zgjodhi thjeshtë dhe vetëm të gënjente, të dalë publikisht dhe të mashtrojë vetëm e vetëm për të mos futur dorën në xhepin e tij, të mbushur plot me 1.7 milion dollarë, me vila dhe apartamente. Pa folur këtu për 16 milion euro të marra për apartamentet e kunatit dhe të vjehrrit të tij, bizneset e kunatit që janë me miliona dollarë, këto nuk po i përmendim fare. Kjo nuk ka rëndësi. Po flasim për një njeri të pasur, një miliarder, me pasuri 1.7 milion dollarë që nuk fut dorën në xhep të japë një qindarkë të vetme për të dëmtuarit nga tërmeti. Dhe ky është Lulzim Basha./ CNA.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...