Shemsi Prençi bën akuzën e fortë për shuarjen e familjes Lala: 5 humbje jete vetëm se s’ka pasur një autoshkallë

Nga tërmeti i 26 nëntorit u shuan 51 je/të. Midis tyre ishin edhe anëtarët e familjes Lala, të cilët i zunë poshtë rrënojat e shtëpisë në zonën e ish-Kënetës.

8 anëtarë të saj humbën je.tën në rrënoja dhe pas funeralit ndërroi je.të edhe Fiqirete Lala 64 vjeçe nga dhimbja. Së fundmi një akuzë e fortë është lëshuar nga ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi.

Ai tha se 5 anëtarë të familjes Lala u shuan vetëm për mungesën e një autoshkallë. Më tej ai ka thënë së në djeninë e tij një autoshkollë e dhuruar nga Banka ndodhet te zjarrfikëset e 21 dhjetorit, 54 metra e gjatë, por ajo nuk është futur akoma në operacion sepse i është djegur paketa.

Shemsi Prençi u shpreh kështu:

Skandali shkon edhe më tej kur thotë se shteti shqiptar e disponon këtë autoshkallë, dhuratë nga Banka Botërore, por që nuk është futur në operacion. Familja Lala në Kënetë, jo të gjithë por 5 anëtarë kanë v.d.ekur vetëm se nuk ka pasur një autoshkallë me gjatësi për ta futur në katin e dytë apo të tretë dhe një grup ekspertësh qoftë edhe duke e mbajtur me dy fadroma atë pjesën e pjerrët dhe një grup i kërkim-shpëtimit të ndërhynin për ti shpëtuar dhe ti zbrisnin përmes autoshkallës.

Autoshkalla e përfituar nga Banka Botërore ka kushtuar 960 mijë euro dhe ndodhet te zjarrfikëset e 21 dhjetorit, 54 metra e gjatë. Nuk është futur akoma në operacion sepse i është djegur paketa.Duhet ngritur steka e përgjegjësisë në nivelet më të larta të shtetit në të kundërt gjithë populli shqiptar do të jenë vik/tima të papërgjegjshmërisë dhe pazotësisë së personave për tu dalë zot fuksioneve.’’

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...